Moti merr kthesën e madhe, dielli largohet, bëni gati çadrat

Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb parashikon se kjo javë do të sjellë reshje shiu në të gjithë teritorin e vendit. E ftuar mëngjesin e sotëm në "Ditë e Re" në RTV Ora, Bani tha se vetëm në fundjavë do të kemi një përmirësim të kushteve të motit përmirësim i cili nuk do të zgjatë shumë pasi pasditja e ditës së dielë do të rikthejë kthjellimet.

"Mëngjesi i sotëm ka zbardhur me vranësira dhe shumë pak kthjellime në pjesën më të madhe të teritorit shqiptar. Në zonën veriore pritet të fillojnë dhe reshjet e shiut të cilat gradualisht do të përfshijnë të gjithë rajonin qëndror, ndërsa Jugu u i vendit do të mbetet me kthjellime dhe vranësira.

Gjatë ditës së martë dhe mëngjesi i ditës së mëkurë pritet që reshjet e shiu të përfshijnë në gjithë teritorin shqiptar. Dita e enjte e premte dhe e shtuna sjellin kthjellime deri ditën e dielë pasi pasditja e të dielës do të rikthejë përsëri kthjellimet"- thotë ajo

Sa i përket temperaturave ditën e enjte sipas meteorologes do të kemi një rritje të temperaturave të cilat pritet të shkojnë deri në 18 gradë celsius.