Shpallet fituesi i Sanremo 2021, Ermal Meta mes tre finalistëve
Kantautori shqiptar Ermal Meta me këngën e tij "Un milione di cose da dirti" është renditur në vendin e tretë në Festivalin e 71 të Muzikës Italiane Sanremo 2021.
Kënga e tij u vlerësua edhe me çmimin "Giancarlo Bigazzi" si kompozimi më i mirë i këtij eventi. Çmimi iu dorëzua nga trupa e orkestrës e kori i këtij Festivali.
Fitues i vendit të parë në këtë Festival është shpallur kënga "Zitti e buoni" i grupit Maneskin, të cilët sollën në Teatrin Artiston të Sanremos, muzikën rock me ritmin e tingujt e kitarave elektrike.
"Ia dedikojmë fitoren atij profesori që gjithmonë na thoshte të rrimë urtë, u shprehën menjëherë pas vlerësimit të marrë, Damiano, Victoria, Ethan e Thomas. të gjithë 20 vjecarë nga Roma që më vitin 2015 krijuan grupin e tyre "Maneskin".
Kënga "Zitti e buoni" (Rrini urtë), është një manifest për të gjitha ata që përpiqen të ecin në rrugën e tyre duke ruajtur e vlerësuar veçantinë personale e pa i dhënë vëmendje personave që flasin pas krahëve, pa i njohur e pa ditur se çfarë po thonë.
Më vitin 2017 Maneskin u shpallën fitues të programit televiziv talent show "X Factor" e prej këtij momenti, rruga e suksesit të tyre shkoi drejt ngjitjes.
Në vendin e dytë në eventin më të rëndësishëm muzikor italian Sanremo 2021, u rendit kënga "Chiamami per nome", e duetit Francesca Michelin e Fedez.
Gjatë natës finale të Sanremo 2021, juria e përbërë nga 170 gazetarë vlerësoj me çmimin e kritikës "Mia Martini", kantautorin rap Willie Peyote me këngën "Mai dire mai", e me cmimin "Lucio Dalla", duetin Colapesce-Di Martino me këngën "Musica leggerissima".
Festivali i 71 i Muzikës Italiane Sanremo 2021 u zhvillua në kushtet e një emergjence pandemike pa spektatorë në sallë e me rregullat e një protokolli të fortë anticovid.
Sanremo 2021, regjistroj mesatarisht rreth 10 -11 milionë telespektatorë çdo natë, e konsiderohet ndër sezonet më të suksesshme në rrjetet sociale, për numrin e lartë të ndër reagimeve në rrjetet sociale e përfshirjen e një publiku social në moshë mjaft të re.
Prezantuesit Amadeus e Fiorello, u rikonfirmuan si çifti fitues i suksesit të Festivalit për dy vite radhazi.

