“Bluzat e bardha nuk janë Zoti”, Sëmundja i pret në mes jetën infermieres në moshë të re

Infermiere Erjola në Lushnjë nuk ka mundur të fitojë betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.  Ajo ishte nënë e dy fëmijëve.

Këtë lajm të trishtë e kanë dhënë kolegët e saj NJVKSH Lushnje, të cilët të trishtuar shkruajnë se dhe bluzat e bardha janë të vdekshëm si të gjithë.

"Shendeti vjen i pari... dhe jeta eshte e shtrenjte.. Keto fjale nuk jane thene kot...  Jane thene nga njerez te cilet e kane perjetuar sproven me semundjen, nga njerez te cilet e kane mposhtur ate dhe nga njerez te cilet jane mposhtur nga ajo.... 1 ndër to ishe dhe ti Erjola, e cila edhe pas shume betejash me semundjen, nuk arrite te dilje fitimtare mbi të...

Bluzat e bardha nuk jane Zoti, edhe ata jane te vdekshem njesoj si te gjithe, ndaj ne sot perulemi para teje per gjithe perkushtimin qe i ke dhene profesionit tend duke e nderuar ate bluze te bardhe qe mbaje veshur.

Prehu ne paqe e dashur Erjolë!"- shkruhet në postimin në Facebook.