Pfizer-BioNTech mund të jetë më pak efektive tek njerëzit mbipeshë

Vaksina e Pfizer-BioNTech mund të jetë më pak efektive tek njerëzit me mbipeshë, sugjerojnë të dhënat, raporton The Guardian.

Studiuesit italianë kanë zbuluar se punonjësit e kujdesit shëndetësorë me mbipeshë prodhuan vetëm rreth gjysmën e sasisë së antitrupave në përgjigje të një doze të dytë të vaksinës, krahasuar me “njerëzit e shëndetshëm”.

Ende është herët për të ditur se çfarë do të thotë kjo për efikasitetin e vaksinës, mirëpo, mund të nënkuptojë se personat mbipeshë mund të kenë nevojë për një dozë shtesë përforcuese për t’u siguruar që ata të jenë të mbrojtur në mënyrë adekuate ndaj coronavirusit.

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se mbipesha,  që përcaktohet se ka një indeks të masës trupore (BMI) mbi 30 , rrit rrezikun e vdekjes nga Covid-19 me gati 50%, si dhe rrit rrezikun për të përfunduar në spital me 113 %.