Adoleshentët më të rrezikuar nga Covid, mjekja pediatre: Janë më neglizhentë

Numri i fëmijëve të prekur me covid mbetet në të njëjtat nivele që prej fillimit të pandemisë.  Anila Sevdari,  pediatre në qendrën shëndetësore 3 në Tiranë thotë se  nuk ka pasur fluks ditor. Vetëm në shkurt u shënua një rritje e lehtë.

"Rastet nuk janë shumë, mund të kemi një ose dy në ditë. Ka dhe ditë që nuk kemi. Në shkurt kemi patur një rritje të lehtë, lidhet me shumë faktorë  të tjerë pasi jo çdo patologji është Covid"- thotë mjekja.

Adoleshentët jane më të ekspozuar ndaj virusit, edhe per shkak te neglizhencës.

"Në rastet që janë konfirmuar kanë qenë moshat 12 deri në 18 vjeç" - shton ajo.

Te ta nuk perjashtohen rastet me bronkit

"Më të rralla, por që janë me komplikacione janë kolla dhe vështirësia në frymëmarrje. Këto janë rastet që ne i kemi referuar për bërjen e grafisë dhe kanë rezultuar disa raste me bronkite"

Për kavasakin që prek fëmijët në valën e  covid, mjekja Sevdari shpjegon shenjat, por sqaron se rastet e dyshuara trajtohen nga specialist.

"Këto janë diagnoza që janë të rralla.Në rastet që kemi dyshime  funksionon sisitemi i referimit të cilat mund të jenë, temperatura edemë të gjymtyrëve, duarve, këmbëve. Kur kemi dyshime kërkojmë konsultë të specialistit, infeksionisitit pediatër"

Mbi 7000 fëmijë janë infektuar me coronavirus që prej fillimit të pandmemisë, ndersa një foshnje 16 muajshe nuk mbijetoi.