Studim: Vaksina e Pfizer / BioNTech është më pak efektive tek njerëzit mbipeshë

Disa studiues italianë kanë zbuluar se vaksina e Pfizer-BioNTech mund të jetë më pak efektive tek njerëzit me mbipeshë.

Sipas një studimi të bërë punonjësit e kujdesit shëndetësorë të cilën janë me mbipeshë prodhuan vetëm rreth gjysmën e sasisë së antitrupave në përgjigje të një doze të dytë të vaksinës, krahasuar me “njerëzit e shëndetshëm”.

Ende është herët për të ditur se çfarë do të thotë kjo për efikasitetin e vaksinës, mirëpo, mund të nënkuptojë se personat me mbipeshë mund të kenë nevojë për një dozë shtesë përforcuese për t’u siguruar që ata të jenë të mbrojtur në mënyrë adekuate ndaj koronavirusit shkruan The Guardian.