Ana Kallaku: Kam fituar punën me audicion, askush nuk e dinte që isha motra e Besit

Kohëve të fundit është mësuar nga publiku se  moderatoria, Ana Kallaku është motra e aktorit të njohur, Bes Kallaku.

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV ORa , Ana ka treguar se në fillimet e karrerës së saj askush nuk e dinte që ajo ishte motra e  Besit dhe shumë vonë është  kuptuar  dhe nga vetë stafi me të cilët ajo punon çdo ditë.  

"Nuk më ka penguar fakti e të qënurit motra e Besit. Kur kam filluar punë në televizionin Scan nuk e kanë ditur fare që unë kam qenë motra e Besit sepse nuk mund të shkoj të përshëndetesha 'Përshëndetja. Jam Ana motra e Besit'. Kam shkuar jam prezantuar thjesht jam Ana kam bërë audicionet dhe kam filluar punë.Madje, shumë vonë është marrë vesh që jam motra e Besit."- tregon ajo.