Qëllohet për vdekje polici në krye të detyrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2021, 19:16
Një polic në Virxhinia ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë gjatë detyrës.
Sipas medieve të huaja, Dominic “Nick” Ëinum, 48 vjeç, i Departamentit të Policisë Stanley ishte në polici për pesë vjet.
Arsyet pse ai u qëllua nuk janë bërë ende të ditura dhe një i dyshuar ka rënë në prangat e policisë menjëherë pas të shtënave me armë.
“Që kur u bashkua me departamentin tonë në vitin 2016, ai shërbeu dhe mbrojti me krenari komunitetin në Stanley”- tha shefi i Policisë së Stanley, Ryan Dean në një deklaratë.
Winum më parë ka shërbyer në Policinë e Shtetit të Virxhinias, agjencia që tani po udhëheq hetimin për vdekjen e tij.