Nigeria ne kaos, rrëmbehen 317 vajza të një shkolle

Nigeria vazhdon të përjetojë rrëmbime dhe kaos për shkak të grupeve të armatosura.

Në një shkollë në Zamfara, janë rrëmbuer 317 vajza duke shënuar rastin e dytë në më pak se 10 ditë.

Ngjarjen e ka konfirmuar për mediat dhe Nasiru Abdullahi, i cili ka shtuar se edhe dy vajzat e tij, të moshës dhjetë dhe 13 vjeçe janë në mesin e vajzave të rrëmbyera.

Një banor lokal, Musa Mustapha tha se persona të armatosur po ashtu kanë sulmuar edhe një kamp ushtarak dhe një pikë kontrolli që gjendej në afërsi të shkollës.

“Ata hynë në shkollë dhe detyruan vajzat të hipnin në makinat e tyre”, tha Suleiman Tanua Anka, një zyrtar shtetëror në Zamfara.

Shumë grupe të banditëve që operojnë në shtetin Zamfara janë të njohur për rrëmbimin e vajzave në këmbim të parave, ose kërkojnë që anëtarët e grupeve të tyre të lirohen nga burgu.

Më herët gjatë këtij muaji, një sulmues hyri në një shkollë në shtetin Niger dhe vrau të paktën një nxënës dhe rrëmbeu 42 persona, përfshirë nxënës, mësues dhe familjarë të nxënësve.

Ndërkaq, dy muaj më parë, një sulmues rrëmbeu mbi 300 nxënës nga një shkollë e mesme në shtetin Katsina të Nigerisë.