Rrugëtimi artistik i Brian Donnelly në Muzeun “Brooklyn”

Një retrospektivë e artistit të mirënjohur amerikan KAWS u çel të premten në Nju Jork, duke shfaqur figurat e tij me kokë kafke. Krijimet unike të artistit janë paraqitur në të gjithë botën, por ekspozita në Muzeun Brooklyn shënon retrospektivën e parë të madhe në karrierën e tij 25-vjeçare.

"KAWS: What Party", gjurmon rrugëtimin artistik të Brian Donnelly, ish-artist grafiti i cili u bë piktor dhe skulptor.

"Puna e KAWS adreson emocione universale si vetmia, melankolia dhe shoqëria", tha Joan Robledo-Palop, galeria e të cilit në Neë York ka shitur gati 100 vepra Donnelly.

46 vjeçari përkundër kritikëve fillestarë në botën e artit se puna e tij ishte sipërfaqësore, shpejt gjeti audiencën e tij, përfshirë edhe njerëz të famshëm, para se të pushtonte publikun më të gjerë.

"Qëllimi i një studimi muze në mes të karrierës është të rivlerësojë punën e një artisti," tha Robledo-Palop.

"Ekspozita e Muzeut Brooklyn është një mundësi e shkëlqyer për të zbuluar koherencën dhe talentin e artistit," shtoi ai.

Në vitet e fundit, Donnelly ka hyrë në pikturë abstrakte, duke përdorur ngjyra të ndritshme.