U kapën me 30 kg marijuanë të fshehur në ambulancë, arrestohen dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se u kapën duke udhëtuar me një ambulancë në të cilin kishin fshehur 30 kg marijuanë.

Francesco Minissale, 39-vjeça dhe Gregorio Fiumara, 45-vjeça, u arrestuan në Messina, të Italisë, gjatë kontrollit nga policia, ndërsa ngarkesa u sekuestrua nga autoritetet.

Zbulimi i lëndës narkotike u bë nga një qen droge gjatë kontrollit të automjetit, raporton TGCOM.