Harxhoni 2 minuta kohë nga jeta juaj dhe thjesht admironi trupin e Beyonce!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2021, 16:23
Tashmë e dini që Beyonce është një ndër femrat më tërheqëse, pavarësisht moshës së saj këngëtarja ka një fizik i cili duhet admiruar.
Së fundmi ajo po përdor superfuqitë vetjake për të promovuar linjën e veshjeve sportive, Ivy Park.
Rroba nga koleksioni i saj i ri janë veshur nga vetë ylli i muzikës, e cila ka ekspozuar format e saj të shumëpëlqyera ndër vite.
Një mënyrë perfekte për të joshur blerësit dhe për të tërhequr vëmendjen, e ka cilësuar shumëkush setin fotografik të artistes, që reklamon siluetën ndjellëse femërore. Përpos çizmeve ekstravagante dhe trupores latex nuk mund të mos binte në sy gjerdani me diamante.
View this post on Instagram