Shqiptari i ofron 1 milionë euro për 1 natë: Mihrija tregon si reagoi Naimi kur e zbuloi

Një nga çiftet më të njohura të show bizit shqiptar, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, kanë qenë së fundmi të ftuar në emisionin që xhirohet në limuzinë, ‘Glamour Zone’ në RTV ORA.

Në një rrëfim si asnjëherë mëparë, përballë moderatores Ester Bylyku, Mihrija zbuloi si refuzoi ofertën 1 milionë euro për një natë, dhe reagimin e bashkëshortit të saj kur mësoi lajmin.

Ester Bylyku: A të ka ngacmuar ndonjëherë, një mashkull i famshëm i show bizit shqiptar, pa dijeninë e Naimit?

Mihrije Braha: Ka qenë një ofertë 1 milionë dollarëshe, një natë në një ishull. Është shumë i njohur, dhe është shqiptar. Më e bukura, është se pas kësaj telefonate, mora menjëherë Naimin dhe i thash cfarë ndodhi. Ai filloi të më tallte e të bënte shaka duke më thënë: ‘Më ke humbur 1 milionë dollarë. Këtë ma ka përmendur 2 muaj e gjysmë.

Lexo edhe: ‘Serbët na kërcënuan me automatik në mes të natës’ Mihrije Braha rrëfen traumën e madhe