U riinfektua me Covid-19, Fjoralba Ponari tregon vështirësitë që po përjeton kësaj rradhe

Para disa ditësh moderatorja, Fjoralba  Ponari rrëfeu se është riinfektuar me Covid-19.

Nëpërmjet një statusi në Instagram, ajo tregoi se kësaj here simptomat janë më të rënda se herën e kaluar.

Së fundmi gjatë një bashkëbisedimi në Instagram me ndjekësit e saj Fjoralba bën të ditur se ka humbur shijen dhe nuhatjen gjithashtu ka humbur dhe shumë peshë.

“A e ke humbur shijen dhe nuhatjen? Si ndihesh?”- i shkruan një ndjekëse.

“Po, dhe jam dobësuar se nuk shijoj dot asgjë”-shkruan moderatorja.