U nda nga Jonida Maliqi/ Romeo Veshaj nuk humb kohë, hidhet në krahët e të bijës së ministrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2021, 16:10
Jonida Maliqi dhe aktori i humorit, Romeo Veshaj prej kohësh kanë qenë një ndër çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.
Pak ditë më parë Jonida deklaroi se Shën Valentini e gjeti single duke lënë të kuptojmë se është ndarë nga aktori.
Mirëpo, mesa duket Romeo nuk po e vuan aspak ndarjen dhe nga burimet për "Iconstyle" thuhet se ai nuk ka humbur aspak kohë dhe menjëherë është hedhur në krahët e të bijës së Niko Peleshit.
Aleksia Peleshi dhe Romeo duket se kanë shijuar në shoqërinë e njëri-tjetrit një ditë në Vlorë.
Dyshja ka ndarë foto nga i njëjti vend dhe përveç këtyre pamjeve, vetë Aleksia ka publikuar në Instastoy një foto ku mund të shihet Romeo teksa i jep makinës.