Nuk kushton as 2 euro: Mihrije Braha tregon dhuratën e fundit që mori nga vjehrra

Këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha, ka rrëfyer së fundmi për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin e saj ‘Glamour Zone’ , dhuratën e fundit që mori nga nëna e Naimit.

Ndërkohë që të gjithë mund të mendoni se një nuse si Mihrija preferon vetëm dhurata të shtrenjta, gaboheni. Ajo vlerëson dhe gjestet e vogla.

‘Dhurata e fundit që mora nga nëna e Naimit, ka qenë një kavanoz me avjar. E kishte përgatitur me duart e saj, dhe e kishte bërë pikant, ashtu siç e dua unë. Më pëlqeu shumë.’ tha Mihrija.