"Pësova tre goditje në tru dhe një në zemër" këngëtarja e famshme rrëfen luftën me mbidozën

Demi Lovato mbijetoi dhe tani po tregon të gjithë përrallën.

"Dancing with the devil" është dokumentari i radhës i këngëtares dhe aktores së famshme amerikane, e cila do të rrëfejë eksperiencën me mbidozën gati fatale të heroinës në 2018.

"Pata tre goditje në tru dhe një sulm në zemër. Mjekët më thanë që kam shpëtuar për 5-10 minuta", ka thënë Lovato në dokumentarin e saj.

"Unë kam pasur shumë jetë, si mace. Tashmë jam në jetën e 9. Jam gati të kthehem në atë që dua të bëj, të bëj muzikë", dëgjohet të thotë Lovato në trailerin e publikuar nga rrëfimi i saj, i cili pritet të publikohet i plotë më 23 mars.

Kjo nuk është hera e parë që Demi Lovato dokumenton eksperiencën e saj me varësinë ndaj lëndëve narkotike dhe alkoolit. "Just Complicated" tregonte luftën e 28 vjeçares me veset e saj.

Në dokumentarin e ri do të flitet më shumë edhe për fejesën dhe ndarjen e saj nga aktori Max Ehrich.