VIDEO/ Shpërthen gruaja, godet me këpucë burrin live në emision

Ishte live në një emision televiziv por por nuk e mbajti dot veten.

Nëna e një vajze të humbur ka qëlluar me kepucë ndaj personit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e së bijës.

Ngjarja ndodhi në studion e televizionit të njohur turk ATV.

Mësohet se pasi i vdiq bashkëshorti, 18-vjeçarja Gülşen Caymaz shkoi të jetonte pranë nënës së saj me dy fëmijët, por një ditë ajo u zhduk papritur.

Vajza i tha të afërmve që ajo kishte shkuar të takonte të dashurin, një burrë i rritur, i cili ishte thirrur në emision nga nëna të resë që ka humbur.

Në debat e sipër nëna ka qëlluar me këpucë ndaj burrit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e vajzës së saj, për të cilën nuk ka gjurmë që prej 8 vitesh.