Lamtumirë Nora! Puthje pasionante mes Robert Berishës dhe modeles seksi italiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2021, 08:54
Robert Berisha mbrëmjen e djeshme publikoi një video teksa shihej në shoqërinë e modeles italiane, Maria Bove.
Ata po darkonin të dy dhe nuk munguan videot e publikuara në Instagramin e bukuroshes.
Roberti dhe Mariadukeshin të buzëqeshur në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po e shijonin darkën në maksimum.
Të gjithë menjëherë filluam të aludojmë se mes tyre ka diçka dhe aludimet tona zgjatën aq pak pasi çdo dyshim që patëm na e hoqi vetë modelja italiane, e cila publikoi gjithashtu në InstaStory një video ku tregoi një puthje në buzë mes saj dhe Robertit.
Kjo video u fshi më pas por nuk na shpëtoi pa kapur një screenshot të këtij momenti.