SQARIM! Shkelma dhe grushta mes Don Xhonit dhe Finem? Ja ç'ndodhi në të vërtetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2021, 07:43
Ditën e djeshme një video qarkulloi me shpejtësi në internet dhe menjëherë u bë kryefjala e të gjitha mediave rozë.
Në pamjet e publikuara shihej reperi Finem i cili po godiste një person tjetër që u pretendua se ishte reperi tjetër, Don Xhoni.
Sigurisht që këto kanë qenë veçse thashetheme dhe këtë na i ka sqaruar vetë Don Xhoni nëpërmjet një InstaStory.
Ai thotë se e gjithë kjo është një lajm i rremë dhe se nuk ka qenë ai në atë video.
Pra, e gjithë kjo situatë na bën të mendojmë: Kush është ai person që e ka mërzitur aq shumë Finem sa arriti në atë gjendje?!
E për përgjigjen e kësaj pyetjeje nuk na mbetet gje tjetër veçse të presim ndonjë deklaratë tjetër, e kësaj rradhe nga Finem.
