"Osht zani i nanës që po kan" Stresi dhe Getinjo sjellin këngën për Klodian Rashën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2021, 08:34
Që prej momentit që Stresi publikoi refrenin e kësaj këngë të gjithë mezi po e prisnim. Reperi javë më parë njoftoi se kënga e tij më e re do të ishte një dedikim për të ndjerin, Klodian Rasha i cili humbi jetën nga arma e efektivit të policisë.
Epo nuk kemi pse presim më pasi bomba plasi dhe Stresi së bashku me Getinjon sollën bashkëpunimin e tyre.
Dy reperët kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin dhe kanë sjellë "S'jam dorzu" për të gjithë fansat e tyre.
Menjëherë kjo këngë ështëk thyer në hit dhe vetëm në pak orë numëron mijëra klikime.
"Osh zani i nanës që po kan, ku e ka djalin e vet"- janë disa prej fjalëve të këngës që na fiksoi menjëherë.