"Sonte nuk do të jem live...", çfarë ka ndodhur me Sonila Meçon
Jemi mësuar ta shohim në ekranin e RTV Ora, çdo të martë në mbrëmje, Live me një nga emisionet më të ndjekura në vend. Por sot "Tempora" nuk do të jetë kështu.
Lajmin e jep vetë moderatorja e emisionit Sonila Meço, përmes një postimi në Facebook.
Sipas gazetares, shkak është bërë një virozë stinore dhe për të mbrojtur stafin e emisionit dhe të ftuarit ka zgjedhur ta bëjë pushim.
Gjithësesi, shikuesit e RTV Ora do të kenë mundësi të ndjekin një analizë profesionale mbi pandeminë Covid-19 në Shqipëri dhe Europë dhe një investigim mbi faktin se ndërtimi është kthyer në “lavatriçen” gjigante të pastrimit të parave.
Ja çfarë shkruan gazetarja në postimin e saj në Facebook:
Me shumë dashuri nga Tempora:
Në kohë virozash, çdo kujdes për veten është kujdes edhe për tjetrin.
Ndaj sonte nuk do të jem live si çdo të martë me Tempora, duke i dhënë vetes kohë për të pushuar e kuruar një virozë stinore dhe për të mbrojtur stafin, bashkëpunëtorët e të ftuarit e mi.
Gjithsesi jemi kujdesur mos t’ju mungojë programi juaj, me një analizë tejet profesionale mbi covid-19 në Shqipëri dhe Europë, vëzhgimet në terren.
“Lavatriçja” gjigande e pastrimit të parave në ndërtim dhe faktet e shifrat konkrete në këtë prag fushate elektorale.
Humori, monologu i Ermir Jonkës e memet e Genc Sejkos...
Na ndiqni e deri të martën tjetër kujdesuni për veten, shëndetin, të dashurit tuaj!