Basha: Gjatë qeverisjes së PD pagat e mësuesve u dyfishuan, gjatë 8 viteve të Ramës mbetën vendnumëro

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i rikthehet edhe një herë pagave të arsimtarëve duke theksuar se gjatë qeverisjes së PD pagat e tyre u dyfishuan, ndërsa gjatë 8 viteve qeverisje të Ramës mbetën në vendnumëro.

Sipas Bashës, "ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për mësuesit dhe për të gjithë qytetarët".

Lulzim Basha: Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pagat e mësuesve u dyfishuan. Gjatë 8 viteve të Ramës ato mbetën vendnumëro.

E gjithë Shqipëria ka mbetur vendnumëro prej tij dhe dështimeve të tij në çdo drejtim. Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë.

Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për mësuesit dhe për të gjithë qytetarët.