Hyjnë në fuqi masat e reja, qytetarët nuk respektuan orën e re policore, gjoba ndaj të pabindurve
Qindra qytetarë u gjobitën në Tiranë dhe në rrethe në minutat e para të hyrjes në fuqi të orës së re policore të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve në kuadër të masave anti-Covid. Kufizimi i orarit në 20.00 i gjeti shumë qytetarë në rrugë mbrëmjen e të premtes ndërkohë që veç gjobave në tiranë, në rrethe ka pasur edhe shoqërime të atyre shtetasve që nuk kishin dokumente identifikimi me vete.
Lëvizja e qytetarëve dhe trafiku i automjeteve nuk u ndal me hyrjen në fuqi të orës së re policore.
Por teksa rrugët gumëzhinin, lokalet dhe restorantet si rrallë herë ishin bosh dhe në qetësi.
Kudo në kryeqytet prania e efektivëve të policisë ishte e lartë të enjten.
Pak pas hyrjes në fuqi të masave të reja, policia vërshoi me gjoba ndaj të pa bindurve.
Madje në disa prej rrugëve të ish-Bllokut, u krijua trafik prej mjeteve të ndaluara nga efektivët.
E njëjtë panorama ishte në qytetet kryesore të vendit.
Shumë qytetarë u shoqëruan në komisarit për shkak të mosrespektimit të masave.
Në Shkodër drejtori i Policisë siguroi se nuk do të ketë tolerancë.
Masat e reja që parashikojnë ndalim të lëvizjes së qytetarëve dhe ndalim të aktivitetit të bareve e restoranteve nga ora 20:00 deri në orën 06:00 do të jenë në fuqi deri në datën 25 shkurt.
LEXO EDHE
Sërish shifra të larta, 1105 raste të reja, 14 viktima dhe 492 në spitale