Rusia në "luftë të ftohtë", Gjermania, Suedia dhe Polonia i përzënë diplomatët
Gjermania, Suedia dhe Polonia kanë vendosur t'i përgjigjen Moskës dhe të dëbojnë diplomatët rusë pas vendimit të ngjashëm të Kremlinit në ditët e fundit për të dëbuar përfaqësuesit e tre vendeve evropiane.
Mw herët, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë njoftoi se ka urdhëruar dëbimin e një anëtari të stafit të Ambasadës së Rusisë në Berlin, në përputhje me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.
“Me këtë hap, Qeveria Federale i përgjigjet një vendimi të Federatës Ruse të së premtes, 5 shkurt 2021″, thuhet në njoftimin e ministrisë gjermane.
Javën e kaluar, Rusia dëboi disa diplomatë të vendeve të Bashkimit Evropian (BE), përfshirë një anëtar të stafit të Ambasadës së Gjermanisë në Moskë, për shkak të mbështetjes së tyre të tubimeve të organizuara në përkrahje të politikanit rus të opozitës, Alexei Navalny.
Sakaq ka ardhur edhe përgjigja nga pala ruse e cila i ka cilësuar si aspak miqësore.
“Vendimet e marra sot nga Gjermania, Suedia dhe Polonia janë të pabazuara, jo miqësore dhe nuk janë asgjë më shumë se vazhdimi i një serie veprimesh që Perëndimi po ndërmerr ndaj vendit tonë dhe të cilat ne i kualifikojmë si ndërhyrje në punët tona të brendshme", tha ai zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova, në kanalin e parë të TV shtetëror rus.