BE dhe AstraZeneca do të bashkëpunojnë për të zgjidhur krizën e vaksinës
BE dhe prodhuesi i vaksinave AstraZeneca janë zotuar të punojnë së bashku për të zgjidhur një krizë të mundshme mbi mungesat e furnizimit me vaksina për 27 vendet anëtare, raporton BBC.
Kjo vjen pas bisedimeve të krizës, të cilën të dy palët e përshkruan si “konstruktive.”
AstraZeneca tha më herët se mund të japë vetëm një pjesë të dozave që premtoi në periudhën janar-mars, pasi shfaqi probleme në prodhim.
Por BE tha se firma duhet të respektojë angazhimet e saj dhe të sigurojë dozat e premtuara.
Midis BE-së dhe AstraZeneca ekziston një klauzolë konfidencialiteti , por megjithatë BE i ka kërkuar kompanisë që të japë detaje në lidhje me marrëveshjen.
Raportet thanë se BE do të marrë 60% më pak doza në tre mujorin e parë nga se ishin premtuar në fillim.
AstraZeneca, e zhvilluar nga Universiteti i Oxford nuk është aprovuar akoma për përdorim në BE, por pritet të marrë miratimin të premten.
BE po përballet me vonesa edhe me furnizimet e vaksinës Pfizer-BioNTech edhe pse ka një marrëveshje më të madhe me prodhuesin e vaksinave të kompanisë amerikane në bashkëpunim me Gjermaninë.
Kryeministri anglez Boris Johnsn tha :”Jam i bindur se ne do të shpërndajmë vaksinën sa më parë të jetë e mundur. Unë jam i kënaqur në këtë moment, sepse ne kemi përhapjen më të shpejtë të vaksinës në Evropë.”
Pas bisedimeve të mërkurën, më 27 janar, Komisionerja e Shëndetësisë Stella Kyriakides shprehu keqardhje për mungesën e vazhdueshme të qartësisë në orarin e shpërndarjes.
“Ne do të punojmë më kompaninë për të gjetur zgjidhjen për të shpërndarë vaksina më shpejtësi për qytetarët e BE,” shkroi ajo në Twitter.
Një zëdhënës i AstraZeneca tha se kompania ishte “zotuar në koordinimin edhe më të ngushtë për të hartuar së bashku një rrugë për shpërndarjen e vaksinës gjatë muajve të ardhshëm.”
“Të 27 vendet e BE-së janë bashkuar që AstraZeneca të përmbushë angazhimet e saj në marrëveshjen tonë,” shtoi Kyriakides.