"Alieni i zi"/ Hundë, veshë dhe gjuhë të prerë, ky i ri e "ka tepruar" me tatuazhet (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2021, 13:39
Është kthyer në trend të bërit e tatuazheve. Shumë persona, kryesisht të rinj, janë të prirur të ngjyrosin në trupin e tyre, inicialet e një personi të dashur, portretin e prindërve apo partneres.
Por nga krahu tjetër, ka disa persona që e kanë tepruar paska me përdorimin e këtij arti.
E tillë është historia e 32-vjeçarit francez, Anthony Loffredo. Ai ka prerë hundën, veshët, e ka ndarë gjuhën në dy pjesë, por mbi të gjitha, e ka mbuluar pothuajse të tërë trupin me tatuazhe.
Madje ka ngjyrosur me bojë të zezë edhe pjesën e bardhë të syve.
Ai pretendon se i duhen vetëm 16% më tepër tatuazhe në trup, që të fitojë epitetin "alieni i zi".