U konfliktua me oficerin e policisë, arrestohet reperi i njohur

Reperi i njohur amerikan, Trey Songz, emri i vërtetë i së cilit është Tremaine Aldon Neverson, është arrestuar nga policia pas një konflikti të bërë me një oficer në stadiumin “Arrowhead” në Kansas City, ku po zhvillohej loja e kampionatit të futbollit amerikan ndërmjet ekipeve, “Kansas City Chiefs” dhe “Buffalo Bills”.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur ditën e djeshme (24 janar) ku disa dëshmitarë kanë thëën se Trey ishte bezdisur nga disa adhurues të cilëve u kishte kërkuar ta mbajnë qetësinë.

Më pas një polic e kishte sulmuar fizikisht yllin 36-vjeçar të muzikës dhe sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Songz kishte vepruar në vetëmbrojtje.