Fifi bën dedikim special për njeriun e saj të zemrës: Të dua...

Këngëtarja, Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe me emrin e saj të artit , Fifi pa dyshim që është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë shohim foto të ndryshme nga përditshmëria e saj, familjarët dhe miqtë e afër.

Sot për këngëtaren është një ditë speciale pasi vëllai i saj feston ditëlindjen. Ajo i ka kushtuar një shkrim të rëndësishëm njërit prej meshkujve me më shumë peshë në jetën e saj

"Te ti e gjoj mbeshtetjen e vllaut e te shokut te ngushte . Ty t’kom krahe t’djathte.  Mezi kom prit ti mu rrit e met pas bashkeudhetar ne rrugetimin tem . MA GEZOFSH DITELINDJEN E 19 TE DUA I VOGLI JEM"- shkruan ajo.