U shtrua me urgjencë në spital, Neslihan Atagul tregon si është gjendja e saj shëndetësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2021, 13:59
Në media me shpejtësi ka qarkulluar lajmi se aktorja turke, Neslihan Atagul është shtruar me urgjencë në spital.
Sipas mediave turke aktorja vuante me sindromën e zorrës së irrituar (koliti spastik) dhe gjendja e saj shëndetësire nuk lejonte që ajo të vazhdonte serialin 'Vajza e Ambasadorit'.
Nëpërmjet një InstaStory ka qenë Neslihani ajo e cila ka treguar mbi gjendjen e saj. Aktorja ka shpërndarë një video ku thotë se gjendja e saj është e mirë dhe nuk është ashtu si shkruhet në media.
'Përshëndetje! Siç mund ta shihni unë jam mirë. Së pari ju falenderoj për mesazhet tuaja të mbështetjes , për dëshirat e tuaja të , për vizitat, dhurata dhe lutjete tuaja. Jeni shumë të mirë, nuk më latë vetëm.Faleminderit shumë’ - shprehet aktorja.
