Aksident në Vlorë, vdes polici/ Shoqërohet shoferi i "BMW"
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën që lidh autostradën me "Transballkanike".
Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News, Edi Ruçi, viktimë ka mbetur punonjësi i Policisë Nuri Malaj.
Malaj ka qenë në bordin e një automjeti tip "Benz", ndërsa është përplasur me një makinë tip "BMW Seria 7", shoferi i së cilës është shoqëruar nga policia.
Dyshohet se automjeti tip BMW të ketë rrëshqitur dhe më pas ka dalë në korsinë e kundërt në anën tjetër dhe përplasur kokë më kokë me Benzin që drejtohej nga efektivi i policisë.
Shërbimi zjarrfikës po punon për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip "Bmw" me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin N. M.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.
Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.