Nuse me atlete? Dëgjoni parashikimet e stilistes së parë shqiptare për këpucët e nuseve, “Marcela Lati Wedding shoes”
Marçela Lati, tashmë është jo thjesht një emër, por një ‘brand’ i fuqishëm në tregun shqiptar. Ajo ka sjellë e para në vendin tonë këpucët e nuseve, të cilat mbajnë emrin e saj “Marçela Lati – Wedding Shoes”. E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Why Not" në RTV Ora Marçela tregoi se këtë projekt po e mendonte prej kohësh duke marrë parasysh faktin që këpucët e nuseve në Shqipëri nuk ekzistonin ajo solli linjën më të re e cila duhet thënë që prej kohësh po bën namin.
"Ishte një projekt që prej shumë kohësh e mendoja. Unë këpucët i kam pasion, më pëlqejnë shumë dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, do të fokusohesha te to. Këpucët e nusërisë në Shqipëri nuk ekzistonin, vajzat gjenin këpucë që mund ti përshtateshin fustaneve të nusërisë por nuk kishte këpucë që ishin posaçërisht për ditën e nusërimit. Vajzat i blinin ato online, duke parë sikletin e vajzave dhe pasionin tim i lidha të gjitha bashkë dhe krijova linjën "Marçela- Wedding Shoes"- tregon ajo.
Administratorja e ‘Geraldina Sposa’ nuk lodhet duke u dhënë klientëve të saj, çdo ditë diçka të re, ajo gjatë bisedës ndër të tjera tregoi se gjatë 2020 ka eksperimentuar me një linjë atletesh për nuse dhe për përditshmëri të cilat do i gjejmë në treg duke filluar nga muaji mars.
"Gjatë 2020 eksperimentova një linjë atletesh, por vetëm për nuse. Sepse nuset kur dalin bëjnë setet fotografike në terren apo kur vjen një moment i dasmës pas orës 12 që duan të jenë rehat, i nevojiten atletet. Kjo ishte arsyeja pse bëra një linjë atletesh. Nga marsi dhe më tej do të kemi një linjë atletesh për nuse dhe përditshmëri"
Marçela shtoi se vajzat tani janë të prirura drejt komoditetit dhe janë duke përqafuar më shumë atletet dhe rehatinë që ato u japin.