Don Xhoni 'pushton' faqen amerikane!

Pas 'freestyle', Don Xhoni mori një famë mjaft të madhe në emisionin e Meriton Mjekiqit që theu shumë rekorde dhe i dha atij një vend direkt në industrinë e muzikës.

Nëse do e quanim si “njishi i freestyle-ve” nuk do e tepronim aspak.  Ky freestyle është bërë viral edhe në TikTok, muzika e të cilit po përdoret nga e gjithë bota për realizimin e videove me kërcimin karakteristikë për këtë këngë.

Ditën e sotme faqja e famshme, “Ellen Tv Show”, ka shpërndarë videon e Don Xhonit në profilin e saj.

Kjo është një faqe me peshë mjaft të madhe dhe kjo duhet të themi që është një arritje mjaft e madhe për reperin.

“E dua këtë, etiketoni dikë që duhet ta dëgjojë” – është shkruar në përshkimin e videos.