VIDEO-Theksi i gjermanishtes së shoferit slloven bëhet hit në internet

Një video e një shoferi slloven që shpjegon se si ndodhi një aksident në autostradë po qarkullon në rrjetet sociale.

Ajo që u ka tërhequr vëmendjen komentuesve të shumtë është theksi i tij i gjermanishtes.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën për në Mynih të martën, ku një shofer kamioni humbi kontrollin dhe  kamioni i tij goditi një gardh dhe u përmbys në anë të tij. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua.

MDR Thuringia, e cila publikoi videon, shkruan se shoferi është  Darko Josipovic, një shofer kamioni i një kompanie sllovene.