Dashuri në distancë! Ja si e pret Arbenita Feron
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2021, 08:03
Fero dhe Arbenita janë padyshim një nga çiftet më të diskutuar në showbizin shqiptar dhe nuk ka pikë dyshimi se historia e tyre e dashurisë është një nga më të veçantat. Ata janë përfolur shumë herë për ndarje, e po aq herë kanë dëshmuar se janë të lindur për njëri-tjetrin.
Dyshja kanë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie, ndonëse larg nga njëri-tjetri.
Arbenita jeton në Britani, kurse Fero mes Kosovës e Gjermanisë, mirëpo ata takohen shpesh.
Ditën e sotme modelja ka ndarë një postim shumë interesant në Instastory. Bëhet fjalë për një meme në të cilën ajo e ka gjetur shumë veten.
“Unë kur i dashuri më thotë se po vjen”- shkruhet në postimin e mëposhtëm.
