Flakë për në Shqipëri, ja planet e Bebe Rexhës pasi të mbarojë Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2021, 10:07
Bebe Rexha e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare, teksa është shprehur se do ta vizitonte Shqipërinë sa më shpesh të mundej.
Ndonëse udhëtimet janë të pamundura në këtë kohë pandemie, 31 vjeçarja ka shprehur dëshirën të vijë në Shqipëri në momentin e parë që do lejohet lëvizja.
Ajo ka shpërndarë një video në InstaStory e cila tregon një udhëtar që mezi pret të udhëtojë dhe krahas saj shkruan :"Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri pasi kjo periudhë të ketë përfunduar."
Bebe ka dashur të tregojë që mezi pret të mbarojë karantina dhe sapo t'i jepet mundësia do të kthehet edhe një herë në Shqipëri .