"Ju ha për mëngjes" Hyseni citon Spiropalin: Debatet me opozitën kur të fillojnë zyrtarisht fushata

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti i PS-së Alket Hyseni u shpreh se debatet me palën opozitare do të nisin bashkë me fushatën zyrtare.

Hyseni: Ne nuk vijmë ne debat me opozitën se ata kanë lënë institucionet. Ne u kemi treguar vendin atyre që heqin dorë nga përgjegjësia që u jep vota.

Për çështje debati një nga koleget tona tha se e ha për mëngjes në mënyrë figurative. Ne debat do të bëjmë në çdo kohë, por jo me ata që kanë lënë institucionet. Kur të fillojë fushata zyrtarisht, kur të jenë legjitimuar, besoj se do të ketë debate.