Sekreti për çmimin e vaksinës, Rama i ashpër: Konspiracione idjoteske! Asnjë kontratë nuk është publike

Sekreti për çmimin e vaksinës, Rama i ashpër:

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se çmimi i vaksinës së Pfizer kundër Covid-19 nuk është bërë i ditur për shkak të rregullave të kompanisë.
Sipas Ramës, paratë e shpenzuara mund të gjenden lehtësisht, por që ai nuk është i autorizuar të deklarojë çmim.

Rama: Ju mund të dyshoni për çfarë të keni dëshirë, është e drejta juaj. Dyshimet i lehtësoni me atë që është vepruar. Sekreti në marrëdhënia e Pfizer më Shqipërinë dhe me të gjitha vendet kudo nuk lidhet me çmimin,  se çmimi është fiks, por lidhet me modalitetin e kontratave. Sipas negociatave ka modalitete të ndryshme për kohën, sasinë.

Është lehtësisht e verifikueshme sepse paratë që paguhen për Pfizer nuk mbulohen nga sekreti. Mund ti shikoni dhe nuk duhet ta ushqeni popullin me konspiracione idjoteske. Është shumë e thjeshtë, Pfizer ka një kontratë me të gjitha vendet dhe asnjë kontratë nuk është publike. Unë këtë gjë nuk e  dija, thashë që do të shkoj në Parlament dhe do ta bëj publike. Më thanë që nuk bëhet dot publike.

Vendi Edi Rama Lajme Lajmi i fundit vaksina Aktualitet pfizer

EMISIONET