Sanitarja e "Shefqet Ndroqit", Tire Alldervishi, kërkon lirinë, vijon të heshtë para prokurorisë

Sanitarja, Tire Alldervishi, vazhdon të heshtë duke mos pranuar të japë shpjegime në lidhje me bashkëpunëtorët e tjerë, që kanë përfituar në rastin e pacientes familjarët e  të së cilës u pretendojne se u ka marrë afro 8 milion lekë.

Avokatë e saj i janë drejtuar më një kërkesë Gjykatës së Apelit ku kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë me argumentin se e pandehura ka qenë me Covid dhe nuk dihet nëse është negativizuar.  

Seanca në Gjykatën e Shkallës së dytë nuk është caktuar akoma ndërsa prokuroria vijon të marrë në pyetje personat e tjerë të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë skemë mashtrimi, e cila duket se ka funksionuar edhe për të tjerë paciente nisur nga denoncimet.

Në pyetje përveç personelit sanitar dhe infiermier do të merren edhe mjekë të spitalit "Shefqet Ndroqi" ndërsa kartela e pacientes e sekuestruar do të ekspertohet për të parë ecurine e sëmundjes dhe nëse ajo ka marrë apo jo shërbimin e nevojshëm gjatë kohës së qëndruar në spital.

Mësohet se prokuroria ka sekuestruar edhe kamerat e bizesit afër spitalit ku e pandehura dyshohet se ka marrë paratë nga familjarët e pacientes.

Ndërkohë që në prokurori nisur nga rasti i denoncuar vijojnë të vijnë denoncime te tjera nga persona që pretendojnë se u kanë humbur të afërmit si pasojë e mosmarrjes së shërbimit të duhur ne spital.