Marrëveshja me Pfizer, Rama: Është një vaksinë e shtrenjtë, ndaj porositëm fillimisht 500 mijë doza

Marrëveshja me Pfizer, Rama: Është një vaksinë e

Qeveria shqiptare ka firmosur për 500 mijë vaksina  anti-Covid me Pfizer dhe ka lënë mundësinë për të tjera në rast se nuk do të mund të sigurohen nga kompani të tjera.

Kryeministri Rama teksa prezantoi marrëveshjen në Kuvend, tha se kjo është një vaksinë shumë e shtrenjtë ndaj dhe qeveria ka preferuar të mos nxitohet.

Rama: Sot Kuvendi do të votojë për finalizimin e marrëveshjes me kompaninë Pfizer për sjelljen në Shqipëri të masës së parë të vaksinave. Kemi dakordësuar me Pfizerin për 500  mijë doza dhe  në kontratën e nënshkruar pak më parë, pas një negociate jo të lehtë, është marrë parasysh edhe nevoja potenciale e mëtejshme. Qëllimi ynë ka qenë që të sigurojmë fillimisht një sasi vaksinash për një pjesë të procesit të vaksinimit duke pasur parasysh raportin e sasisë me kalendarin e pkanit kombëtar të vaksinimit dhe duke mos harruar që janë një sërë vaksinash të tjera qoftë ato që presin me ditë aprovimin, qoftë vaksina AstraZeneca  që është aprovuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe pret aprovimin në nivel europian. Qoftë edhe vaksinat që janë në dalje e sipër. Do të ishte e nxituar dhe e gabuar që të kontraktonim menjëherë të gjithë sasinë e vaksinave duke pasur parasysh dhe çmimin që është fiks dhe i panegociueshëm por duket pasur parasysh dhe procesin e vaksinimit që është me dy doza dhe një sërë elementësh të tjerë sigurie.Kjo vaksinë ka shtrenjtësi në raport me të tjerat. Me Pfizer kemi siguruar akses për doza të mëtejshme në rast se kështu do të gjykohet në vijim nga ana tjetër i kemi lënë vetes hapësirë për të bërë zgjedhjet e duhura në kohën e dukur me potencialisht vaksina të tjera. Jemi në negociata të vazhdueshme dhe komunikime të vazhdueshme qoftë me kompanitë ashtu dhe me një sërë shtetesh të tjera. I gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinës është shumë më i ndërlikuar nga sa duket.

Shefi i qeverisë përsëriti edhe njëherë akuzën se BE e la vetëm rajonin e Ballkanin Perëndimor  në këtë proces kaq jetik.

Rama: E keni ndjekur deklarimin e  fundit të OBSH që ka folur me një shqetësim jo të vogël për katastrofën e mundshme morale në nivel global për shkak të mosgarantimit të barazisë së aksesit në vaksinim.

Për fat të keq në konceptimin e planifikimit të marrjes së aksesit në vaksinim përmes Pfizer, BE nuk pa përtej kufijve të vetevetes, e la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajonin tonë në atë që u quajt mundësi për marrëveshje bilaterale .Kjo ka bërë që sot, përjashto Serbinë dhe Shqipërinë, asnjë vend tjetër në rajon nuk ka filuar vaksinimin. Të gjitha vendet e rajonit prej kohësh kanë parapaguar për të pasur akses në vaksinë përmes COVAX. Është një platformë që ende nuk është hapur, akoma nuk ka filluar furnizimi përmes tij, flitet se do të nisë së shpejti por askush nuk e di se kur. Kemi ndeshur në vetë të parë vështirësinë e marrëdhënieve bilaterale për shkak se vendet për të bërë marrëveshje me njëra-tjetrën, qoftë për të dhuruar, shitur, shkëmbyer në kohë të ndryshme duhet patjetër të marrë leje nga kompania  Pfizer, për ndryshe është e pamundur.Kështu është shkruar edhe në këtë marrëveshje.

LEXO EDHE

Rama: Vaksinimi ka 3 skenarë, plani i këtij procesi nis nga 14 muaj deri në 24 muaj

“Jam injektuar me ujë” Rama u kthehet analistëve: Në dozën e dytë do të bëj transparencë sasinë e anti-trupave

“Është punë atdhetare”, kryeministri Rama nxit qytetarët të denoncojnë “Tiret” në shëndetësi

Mazhoranca miraton 3 akte normative për pandeminë, opozita kundër, Gjoni: Nuk mund të talleni, ku është teksti?

Vendi Edi Rama Shendetësi Lajme Politikë vaksina anticovid

EMISIONET