“Unë jam engjëll dhe ua zgjoj demonët“, a kishte ndonjë personazh publik në mendje Kleoniki kur iu përgjigj kësaj pyetjeje?
Si çdo të premte tjetër edhe kësaj here në studion e "Why Not" në RTv Ora u zhvillua loja '5 sekonda'. E ftuara speciale e kësaj mbrëmje ishte Kleoniki Delijorgji ku më pas ju bashkua dhe shoqja e saj, moderatorja e emisionit "Ora Sport" në Rtv Ora, Albana Bejko.
Një nga pyetjet që ju bë Klenoikit ishte: Cilat janë tre komentet më skandaloze që të kanë bërë?
Kleoniki: Je e shpifur, nuk duhet të jetosh, je e urryeshme.
"Unë jam ëngjëll që ja zgjoj demonët njerëzve. Këto ja thonë demonët e tyre e këta mi thonë mua"- shton ajo.
Lind pyetja për kë vall e kishte këtë "thumb" Kleoniki? Mos vallë dhe ju si ne po mendoni për aktorin Rezart Veleshnjajt?
Kujtojmë se vetëm pak ditë para një debat në rrjetet sociale u bë mes Rezit dhe Kleonikit.
Ku kjo e fundit nëpërmjet një Instastory në llogarinë e saj personale publikoi një fotot të Rezartit ku e quajti "Demon".