Ajka ka filluar të "gatuajë", bisedat e saj me mamin Xhensilën nuk duhen humbur

Kjo e dielë e ka gjetur gjetur Xhensilën dhe Ajkën pranë detit. Ka qenë këngëtarja ajo e cila në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë momente më të bijën.

Buzë detit me lodrat me vete, Ajka ka improvizuar drekën e së dielës, e më pas ka nxituar të porosisë një kafe si mami në lokal.

Ky moment nuk ka shpëtuar pa të qeshura e Xhensila në fakt e ka ndarë me të gjithë zgjedhjen e të bijës.

Xhensila është kujdesur që pamjen e vogëlushes së tyre ta mbajnë larg nga rrjetet sociale dhe kësaj here ajo e mbuloi fytyrën e saj me një emoji.