"Nëse doni të vini me mua purifikohuni, nëse nuk doni, do vdisni nga një tragjedi!” kush ia dha këtë mesazh Kleonikit?
E ftuara e mbrëmjes së sotme në emisionin "Why Not" në RTV Ora ishte këngëtarja dhe modelja e njohur Klenoiki Delijorgji.
Të gjithë e dimë që ajo është e apasionuar pas natyrës, pemëve, kafshëve dhe gjatë bisedës së sotme nuk mund të kalonte pa u përmendur dhe kjo temë.
Sipas saj të gjitha këto që po ndodhin janë "karma" e njeriut dhe natyra na ka paralajmëruar shumë herë.
"Nëna natyrë na ka bërë shumë herë paralajmërime. Gjithë këto gjëra që po ndodhin janë karma e njeriut"- thotë Kleoniki.
Gjithashtu ajo shtoi se gjatë gjithë pandemisë së koronavirusit nuk mbajti maskë sepse ajo në vetvete ka aq shumë energji, është aq e pastër sa koronavirusi nuk mund ta prekë atë. Një mesazh mjaft domethënës bukuroshja ka marrë dhe nga nëna natyrë.
"Njerëz unë asnjëherë nuk jam frikësuar nga virusi, nuk kam mbajtur maskë. Sepse mua nuk më prek dot ai virus, sepse nuk futet dot në energjinë time. Unë jam aq e pastër sa nuk më prek dot. Kush e ka fatin që të ikë do të ikë , kush e ka fatin të qëndrojë do të qëndrojë. Bota do purifikohet. Unë qëndroj shumë me pemët,rri, i puth. Nëna natyrë më ka thënë një gjë, unë kam vajtur në një dimesion tjetër, nëse doni të vini me mua purifikohuni , nëse nuk doni, do vdisni nga një tragjedi!"- shton ajo.