Grida Duma flet “pa dorashka”, ja cfarë mendon për Lindën, Monikën dhe Aurelën

Politikania e njohur Grida Duma ka qenë e ftuar speciale në puntatën e radhës të EXPULS, nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Grida u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka për gratë e liderave në politikë, lidhur me faktin se çfarë mendon ajo për to:

"Element kyç të jetës politike (2X). Gratë e liderave, janë influente. Përbëjnë atmosferën, gjëndjen mendore e shpirtërore, të bashkëshortit të tyre qe duhet të marrë vendime. Sa më të arritra të jenë vetë, aq më mirë i bëjnë politikës së ndjekur dhe vendimtare. Sa më pak të arrira të jenë ato, aq më shumë jam e bindur që influenca do të jetë e pabalancuar. Por që të mendojmë që ka gra të liderave apo të krerëve që nuk influencon, në vendimet e veta, është një utopi fëmirore. Kështu që po, janë shumë të rendësishme"- u shpreh Grida Duma.

Ndiqni videon e plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=SBYqHS4Vzos&ab_channel=RTVOra