Anglia hyn në "pikën më të keqe" të pandemisë

Mbretëria e Bashkuar po hyn në javët e saj më sfiduese që nga fillimi i pandemisë Covid-19, tha një zyrtar i lartë të hënën, ndërsa spitalet po përballen me mbushjen e morgjeve dhe tejkalimin e rasteve.


"Tani jemi në pikën më të keqe të kësaj pandemie për Mbretërinë e Bashkuar. Në të ardhmen do të kemi vaksinën, por për momentin numrat janë më të lartë se sa në kulmin e pandemisë vitin e kaluar," tha zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë Chris Whitty për BBC, duke shtuar se pret që javët e ardhshme të jenë koha "më e rrezikshme."


Shteti i cili ka numrin më të lartë të vdekjeve ne Evropë kohët e fundit, u bë shteti i pestë në botë që arriti numrin e zymtë të 3 milion rasteve.

Whitty tha për BBC se kishte më shumë se 30.000 pacientë në spital krahasuar me 18.000 gjatë kulmit të parë të virusit në prill.


"Tani jemi në një situatë ku në Angli, rreth 1 në 50 persona është i infektuar, dhe në Londër është rreth 1 në 30 ," tha Whitty.

Frika po rritet pasi britanikët po heqin dorë nga zbatimi i rregullave anticovid. Whitty theksoi se minimizimi i kontaktit me të tjerët do të ndalojë përkeqësimin e situatës.


"Çdo kontakt i panevojshëm i secilit prej nesh është një mundësi për një zinxhir transmetimi ," tha ai. "Pra çelësi është që të gjithë ne të mendojmë a duhet vërtet të kemi kontakt?"
Numri i vdekjeve ditore në Mbretërinë e Bashkuar mbetet i lartë dhe këtë e tregon fakti se në një qark në Anglinë e jugut trupat po ruhen në një strukturë të përkohshme pasi morgjet janë tejmbushur.

Qeveria po shpreson që paralajmërimet e Whitty të ndërgjegjësojnë qytetarët për të ndaluar pë ndaluar përhapjen e virusit.