Kamala Harris në "VOGUE" , atletet e saj shkaktojnë debat
Zv/presidentja e zgjedhur e SHBA-së Kamala Harris është imazhi i përzgjdhur për kopertinën e revistës “Vogue”, por prezantimi i saj ka shkaktuar polemika në rrrjet. Fansat e Harris kanë kritikuar imazhin e saj në faqen e parë të revistës.
Fotografia cilësohet si aspak artistike, teksa Harris ka pozuar e veshur me atlete converse dhe skenografi rastësore, me ngjyrat e sfondit që simbolizojnë shoqatën studentore “Alpha Kappa Alpha”, në të cilën ka qenë pjesë Harris.
Kopja e kopertinës së shkurtit, e shkrepur përpara një sfondi rozë dhe jeshil, filloi të qarkullonte në internet të dielën. Fotoja shkaktoi menjëherë kritika në mediat sociale ndërsa një pjesë e komentuesve shpreheshin se kjo ishte mungesë respekti ndaj Zëvendës Presidentes të zgjedhur.
Disa përdorues të Twitter madje ngritën shqetësimin nëse imazhi ishte falsifikuar, por “Vogue” e konfirmoi atë si origjinale.
Më pas revista prestigjioze e zëvëndësoi kopertinën, me një pamje më zyrtare, ku Harris shfaqet me një kostum blu Michael Kors, me një sfond të artë. Megjithatë sipas burimeve, faqja e parë është miratuar dhe verisoni që do të botohet do të jetë ai i Harris me atlete, pasi versioni i shtypur i revistës u përmbyll si proces në mes të dhjetorit.