"Bota që dua" e Papa Franceskut!
"Këtë javë do të nisë në Vatikan vaksinimi kundër Covid e unë kam prenotuar për t'u vaksinuar", shprehet Papa Francesku në një intervistë esksluzive botërore dhënë gjatë mbrëmjes së shkuar për kanalin 5 të Mediaset.
Pandemia, vaksina antiCovid, ndryshimet që virusi solli në jetën e të gjithëve e në atë të vetë Atit të Shenjtë, politika, aktualiteti social, zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe ato në SHBA, ishin temat e këtij bashkëbisedimi që u ndoq nga një numër rekord telespektatorësh nga e gjithë bota.
Pandemia
"Unë besoj, tha Papa Francesku, se etikisht të gjithë duhet të marrin vaksinën kundër pandemisë, nuk është një opsion ta bëj apo jo, është një zgjedhje etike pasi është në lojë shëndeti e jeta e sescilit por dhe jeta e të tjerëve. Nuk kuptoj ata që thonë se vaksina është e rrezikshme, kur janë mjekët që ta ofrojnë e me qëllim të mirë e pa rrezikshmëri të veçanta. Ka një negacionizëm që nuk arrij ta shpjegoj, por di të them se vaksina duhet bërë. Këtë javë do të nis në Vatikan vaksinimi kundër Covid e unë kam prenotuar për t'u vaksinuar."
Pandemia prej gati një viti ka sjellë një krizë globale në të gjitha sektorët e për Kreun e Selisë së Shenjtë dalja nga ky momen kaq i vështirë është një vendimi i njerëzimit.
"Nga kriza nuk del kurrë si më parë. O del më keq o më mirë dhe e ardhmja është një vendim që pret veç ne. E nëse duam të dalim më mirë duhet të ndjekim një rrugë, por nëse duam t'u kthehemi gjërave të mëparshme, nuk do jetë më e njëjta rrugë, por më negative. E për të dalë nga kriza me kokëlartë duhet të jemi mbi të gjitha realistë."
Vlerat njerëzore
Papa Bergoglio e konsideron një skandal faktin se kur qeveria deklaron gjëndjen e izolimit kombëtar, me mijëra persona përfituan duke u larguar drejt pikave turistike e vendeve esksluzive të pushimit.
"Vetëm në ato pak orë para nisjes së regjimit të lockdoëwn , janë nisur mbi 40 avionë civilë drejt këtyre vendeve, tha ai. Edhe ky skandal është një vetëvrasje. T'ia mbathësh për komoditetin tënd e pushimet personale, nuk ndihmon. Duhet anulluar fjala Unë e për momentin kryesorja duhet të jetë Ne."
Për Papa Franceskun, vlerat e mëdha njerëzore ekzistojnë gjithmonë në jetë, por ato duhen përshtatur me momentin historik që jetohet. Vlerat nuk ndryshojnë nga historia, por shprehja e tyre përshtatet me kulturën e momentit e prandaj duhet një analizë e thellë e situatave të shëmtuara që ekzistojnë sot në botë siç është jeta e fëmijëve në luftë, jeta e fëmijëve pa bukë e pa shkollë, jeta e fëmijëve me statistika të tmerrshme që vijnë nga anekënd. "Kultura e menefregizmit largon njerëzit, kultura e indiferencës vret e zgjedhja e vetme për të dalë nga ky moment është vëllazërimi, afërsia që duhet të tregojmë ndaj njëri tjetrit", tha Ati i Shenjtë
Ai u shpreh se "njerëzimi është sot në një luftë të tretë botërore, pasi gjithkund ka një konflikt e gjetja e rrugës së paqes është një problem që duhet marrë shumë seriozisht."
Politika
Duke komentuar sjelljen e politikanëve apo të klasës drejtuese, Papa Francesku u shpreh se "Politika është një e drejtë. Beteja politike është një gjë mjaft fisnike, aktiviteti politik është një nga aftësitë më fisnike për të mirën e një vendi". Klasa drejtuese e politikanët kanë të drejtë të ketë këndvështrime të ndryshme politike e të zhvillojnë beteja politike të ndryshme që imponojnë përmes forcave partiake. Partitë janë instrumente e ajo që vlen është qëllimi i tyre për zhvillimin e vendit.
Në këtë kohë duhet luftuar për politikën e bashkimit. Në këtë kohë nuk ekziston e drejta për t'u larguar nga koncepti i bashkimit. Në këtë moment klasa drejtuese e politikanët nuk kanë të drejtë të thonë UNË por duhet të thonë NE. Duhet të gjejnë një mënyrë e të bashkohen përballë krizës sot, e të kenë aftësinë të mendojmë si NE. Nëse politikanët nënvizojnë të mirën personale e jo atë të përbashkët të çojnë drejt shkatërrimit. Nëse një politikan o një drejtues nuk ka aftësinë të thotë NE do të thotë se nuk është në lartësinë e pozicionit të tij.
Bashkimi është superior ndaj çdo konflikti e që në këtë moment nuk duhet të ekzistojnë. Të gjithë drejtuesve, sipërmarrës o politikanëve u them që për një farë kohe të eleminojnë fjalën unë, e të përdorin fjalën ne."
Ekonomia
"Problemet ekonomike që ka shkaktuar pandemia janë mjaft të rënda, tha Ati i Shenjtë në intervistën e dhënë për Mediaset."
"Në Karitas, thotë ai kemi më shumë se dyfishuar ndihmat ndaj personave në nevojë. Ne duhet t'i ndihmojmë e ndihma nuk duhet të jetë e përkohshme, por derisa ata të kenë nevojë, Duhet ndihmë për të hapur rrugën e shpresës, ndihmë për të kuruar, për të gjetur punë, apo duke iu gjendur pranë. E njerëzit duhet të jenë inovator në gjetjen e rrugës se si mund të jenë më pranë ndaj çdokujt në nevojë, Askush nuk shpëtohet dot i vetëm"
Aborti
"Për fat të keq sot ekziston kultura e skartimit, e flakjes e braktisjes së personave që nuk janë të nevojshëm siç ndodh dhe me fëmijët që braktisen në lindje apo fëmijët që nuk linden pasi zbulohet se kanë një problem shëndetësor. Por problemi i abortit nuk është një problem fetar, por së pari është një problem njerëzor, i etikës humane, e më pas vjen problemi fetar. Njeriu duhet ta zgjidhë së pari këtë problem në koshiencën personale.
Që në javën e tretë o të katër, të shtatëzanisë embrioni ka formuar të gjitha organet njerëzore, është një jetë njerëzore e ju bëj sot një pyetje; A është e drejtë të zhdukësh një jetë njerëzore për të zgjidhur një problem, apo jo që mendohet se është një problem? E ky është problemi i abortit, është një problem njerëzor, Të eleminosh fëmijët është sikur të eleminosh personat që nuk prodhojnë , është sikur të eleminosh të moshuarit, të sëmurët, emigrantët që lihen të mbyten në Mesdhe."
Amerika
Ashtu si dhe shumica e opinionit publik Papa Francesku ka mbetur i habitur nga pamjet e ngjarjeve të fundit në Amerikë.
"Mbeta i çuditur nga çfarë ndodhi, u shpreh ai. Një popull kaq i disiplinuar në demokraci, por ja që dhe ky është një realitet, që do të thotë se ka diçka që nuk shkon. Pra dhe në vende të pjekura ka njerëz që marrin një rrugë kundër komunitetit, kundër demokracisë e kundër të mirës së përbashkët. E dhuna duhet dënuar pavarësisht njerëzve që e krijuan."
Jeta e përditshme e Papës
Por si ka ndryshuar jeta e Papa Franceksut gjatë izolimit pandemik. Në fjalët e tij duket se ka qënë majft e ngajshme me atë të çdo personi të thjeshtë, me mërzitjen, preokupimin, shqetësimin, por dhe inovacionit për të krijuar e shpresën për t'ju besuar jetës.
"Fillimisht u ndjeva si në një kafaz, e si një person i mbyllur nuk e mora mirë, por më pas u qetësova dhe e mora jetën si më erdhi", rrëfen Papa Francesku.
"Lutem më shumë, flas më shumë, përdor më shumë telefonin për të komunikuar, bëj më shumë mbledhje e në një farë mënyrë kjo gjë ka ngjyrosur më shumën jetën e Papës e jam i kënaqur. Por kam anulluar dhe të gjitha udhëtimet apostolike pasi nuk mund të lejoj në koshiencën që të provokoj grumbullime, Jeta ka ndryshuar, por është dhe një jetë e drejtë e Zoti na ndihmon gjithmonë të gjithëve"
Urimi për vitin 2021
"Urimi im është që nga kjo krizë të dalim më të mirë. Gjithsecili për ne të marr kurajo e të mendoj dhe për të tjerët. Urimi është të mos ketë më kulturë të skartimit, kulturë egoizimi, por të ketë kulturë vëllazërimi, kulturë afrimi, e gjetja e rrugëve për t'u afruar e ndihmuar. Asgjë nuk duhet të jetë vetjake, por e përbashkët. E lutuni më shumë."