Paralajmëron Merkel: Ditët në vijim do të jenë më të vështira
Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në Gjermani kapërceu sot pragun 40,000, njoftoi Instituti për Shëndetin Publik “Robert Koch” (RKI).
Kancelarja Angela Merkel ka njoftuar se javët e ardhshme do të jenë më të vështira.
“Javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë deri më tani, me shumë mjekë dhe personel mjekësor që punojnë në kapacitetin e tyre maksimal”-tha ajo.
Gjermania sapo ka zgjatur dhe forcuar bllokimin e pjesshëm deri më 31 janar dhe po u kërkon qytetarëve të respektojnë msat e vendosura nga organet përkatëse gjithashtu të shmangin sa më shumë kontaktet me njerëz të tjerë.
Më shumë se 5,000 pacientë COVID-19 janë aktualisht në kujdes intensiv dhe më shumë se 80 për qind e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv janë të zëna.
Sipas RKI, Gjermania ka regjistruar 465 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në 40,343.
Më shumë se 1,9 milionë janë infektuar deri më tani, me gati 17,000 raste të reja të regjistruara që nga dita e shtuna.