Covid në Greqi, 445 raste të reja dhe 36 viktima në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2021, 17:31
Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 800 raste të reja me koronavirus, ndërsa 32 pacientë kanë humbur jetën.
Sakaq 353 pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 84.1% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kapur shifrën 144738, nga të cilat 52.2% janë burra.