Zjarr në një spital fëmijësh, vdesin 10 foshnje të sapolindura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2021, 22:44
Dhjetë foshnje kanë ndërruar jetë pas një zjarri që ta në një spital në Indi të shtunën e kaluar.
Viktimat, disa prej të cilëve vetëm disa ditësh nuk janë evakuuar dot, ndërkohë që 7 të tjerë janë shpëtuar nga flakët para se zjarrfikësit të mbërrinin në spitalin në Maharashtra.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit por hetimet vijojnë ende. Ministri i Shëndetësisë së Indisë ka thënë në një deklaratë që mendohet se shkak është bërë një qark i shkurtër.
Zjarri filloi rreth orës 02:00 me kohën lokale. Bhandara është 62 km (39 milje) nga qyteti veri-lindor i Nagpur një nga qytetet më të mëdha të Maharashtra.